27,12,2024

PDK numëron të metat e qeverisë aktuale në Ferizaj

Must Read

Në një konferencë të organizuar nga kryetari i PDK-së dega në Ferizaj Agim Aliu janë numëruar të metat dhe keqqeverisja e qeverisë aktuale në Ferizaj për vitin 2016.
“Ka qenë një vit pa zhvillim ekonomik, një vit që nuk na përmirësoi mirëqenien tonë, Një vit pa të arritura në arsim, sport, në shëndetësi e bujqësi.Ishte kështu sepse qytetarit të Ferizajt i ka pri një qeveri me mentalitet të rutinës dhe pa kreativitet,Një qeveri që për baze të udhëheqjes ka pasur krijimin e klientelizmit dhe varësisë, Një qeveri që i ka shërbyer vetëm një grupimi politik” ka thënë Agim Aliu.
Më poshtë e gjeni të plotë komunikatën e PDK-së dega në Ferizaj:

Sot, nga këtu, deshëm që t’ju përshëndesim të gjithëve, t’ua urojmë festën e Vitit të Ri dhe t’iu dëshirojmë gjithë të mirat e kësaj jete!

T’iu urojmë shëndet të plotë, jetë më të qetë e më të shëndetshme!

Lutemi që të keni më shumë punë e më pak brenga.

Lutemi që të keni më shumë lumturi e më pak halle.

Domosdoshmërisht deshëm të shprehim brengën tonë për gjendjen e rëndë ekonomike, politike  e sociale.

Deshtëm që të shprehim shqetësimin e madh për gjendjen dëshpruese të krijuar në  shkollat e qytetit tonë.

Pakënaqësinë e madhe për gjendjen në shëndetësi,

Thjesht, deshtëm që me ju sot ta ndajmë brengën që kemi për qytetin tonë.

Njëherit deshëm që t’iu kujtojmë se viti i ri, viti i ardhshëm 2017, është viti i fundit i kësaj  qeverisjeje,

Sigurisht që viti 2017 për ne e për ju do të jetë viti i Shpresës.

Pra, po shkon edhe një vit të cilin s’do ta kujtojmë për të mirë sepse edhe ky ka qenë një vit që nuk na solli të mbara e suksese,

Ka qenë një vit pa zhvillim ekonomik,

një vit që nuk na përmirësoi mirëqënien tonë,

Një vit pa të arritura në arsim, sport, në shëndetësi e bujqësi.

Ishte kështu sepse qytetarit të Ferizajt i ka pri një qeveri me mentalitet të rutinës dhe pa kreativitet,

Një qeveri që për baze të udhëheqjes ka pasur krijimin e klientelizmit dhe varësisë,

Një qeveri që i ka shërbyer vetëm një grupimi politik.

Deshëm sot që të shprehim mirënjohjen tonë edhe për të gjitha kompanitë ferizajase të cilat tashmë janë bërë shembull në Kosovë për kontributet e tyre ndaj shtetit tonë.

Në anën tjetër shprehim keqardhje që potenciali i tyre ekonomik po keqpërdoret nga Kryetari i komunës sonë i cili, në kurriz të tyre, ka bërë një buxhet fiktiv e mashtrues.

Do të angazhohemi maksimalisht që Viti 2017 të jetë viti i fundit i këtij keqpërdoruesi  kaq të madh të pushtetit, viti i fundit gjatë të cilit ai do ta fus komunën në borxhe edhe më të mëdha duke e rënduar dhe rrezikuar edhe më shumë buxhetin e këtyre kompanive shumë të suksesshme, jo vetëm në qytetin tonë.

Viti 2017 për këtë kryetar e për këtë qeveri do të jetë viti i fundit i tyre për t’iu shkaktuar shqetësime mësuesve e arsimtarëve.

Do të jetë vitit i fundit kur fusha e arsimit do të shfrytëzohet nga ta  për të krijuar vende pune duke shkaktuar pasiguri, dëshpërim e zhvlerësim.

Qytetarë të nderuar,

Sot me ju deshëm të ndajmë brengën edhe për kaosin urban, pasojat e të cilit do të lënë gjurmë të pashlyeshme.

Na vije keq që shumë projekte të infrastrukturës të projektuara kohë më parë janë vonuar e degraduar aq shumë vetëm sa për të përvetësuar autorësinë e këtyre projekteve.

Na vie shumë keq që po hyjmë në vitin 2017 dhe ende s’ka filluar ndërtimi i spitalit rajonal.

Na vie shumë keq, poashtu, që ende s’e kemi vendin e siguruar për varreza të qytetit.

Në anën tjetër, Jemi me fat që Ferizaj ka një rini të shëndoshë dhe një numër shumë të madh artistësh të fushave të ndryshme të cilët me iniciativa dhe ngjarje të ndryshme mbajtën gjallë kulturën e qytetit tonë.

Ata gjithsesi meritojnë respektin tonë dhe të qytetarëve të Ferizajt.

Shpresojmë që viti 2017 të jetë vit i suksesshëm edhe për klubet tona sportive të cilat patën tri vite shumë të vështira.

E vërtetë e pakontestueshme është se bashkë me vitin 2017 po vie edhe fundi i uljes së dinjitetit të qytetarëve të Ferizajt,

Fundi i mashtrimit dhe abuzimit me ta,

Fundi i viteve të degradimit dhe zhvlerësimit.

Ne po hyjmë në vitin 2017 i cili do të jetë vit i shpresës për qytetarët e Ferizajt kur ata do të kenë mundësinë të vendosin vetë për kthimin e dinjitetit  të tyre,

Sigurisht që Viti 2017 do të jetë vit i ndryshimit.

Në fund le të më lejohet që sot po ashtu të falënderoj në veçanti edhe strukturën e gjerë të Partisë Demokratike – Dega në Ferizaj, Kryesinë e saj, Grupin Parlamentar në Kuvend të Komunës dhe Kabinetin e PDK-së, si dhe Rininë e Gruan Demokratike për punën e palodhshme të tyre për të mirën e qytetit tonë.

Falënderojmë edhe shoqërinë civile e mediat, për bashkëpunim të sinqertë me ne dhe për rolin konstruktiv të tyre karshi nesh dhe pushtetit lokal.

Gëzuar… 2017-ta

Kryetari i PDK-së në Ferizaj,

Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img