19,11,2024

PDK: Ne ofruam zgjidhje, partitë t’i lënë anash interesat vetjake

Must Read

“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë.

 Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve.

Partia Demokratike e Kosovës apelon te të gjitha subjektet politike parlamentare, që t’i braktisin mendësitë bllokuese, t’i lënë anash interesat partiake dhe egot personale, si dhe të kontribuojnë për krijimin e institucioneve shtetërore.

Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e saj të koalicionet, mbesin të përkushtuar që të formojnë institucionet e Republikës së Kosovës mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në komu8nikatë./Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img