19,11,2024

PDK në Ferizaj: A kanë  filluar “refrenet” tonë opozitar të i vërteton drejtësia?!

Must Read

Në një konferencë për medie Selim Marevci  nga departamenti për administratë  i PDK-së në Ferizaj ka thënë se akuzat  ndaj kryetarit të Ferizajt nga  opozita po  vërtetohen edh me vendimet e Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.

Marevci ka thënë së shqetësimet që i ka ngritur ditë më parë ky subjekt politik   po vërtetohet se  kryetari aktual po vazhdon të shkelë ligjin.

“Ndoshta për ju mund të jetë e pa kapshme, por kjo qeverisje në krye me Muharrem Svarqën për tre vite shkeli hiq me pak se 40 herë ligjet e shtetit tonë, pra për këta nuk ekziston sistemi juridik i Kosovës! Vetëm të numërohet deri ne 40 është goxha shumë, por lere të shkelen aktet me të larta që përmes këtyre rregullohet jeta e juaj qytetarë!  Javën e kaluar ne reaguam për skandalin e radhës se kryetarit Sfarqa, në lidhje me hapjen skandaloze të konkursit për zjarrfikës duke shkel çdo akt juridik. Reagimi ynë si çdo reagim tjetër ishte me vend i dokumentuar me fakte konkrete dhe jo reagim politik apo siç i quan pushteti në ikje ” reagim refren”ka thënë  Marevci.

“Këto shpifje të tyre i demantoi Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave i cili me të parë këtë skandal i cili u bë publik nga PDK-ja, AME kërkoi që menjëherë kryetari Svarqa ta anuloj këtë konkurs sepse nuk është konform dispozitave ligjore” tha Marevci

Marevci tha se  këto 40 shkelje të ligjeve, ankesa jonë në MAPL, kërkesa jonë publike për fillimin e hetimit nga ana e prokurorisë për kryetarin e Komunës hasën në vesh të shurdhur, por jo edhe kjo e fundit nga AME, por sikur të reagonin me kohë këto institucione  ky Kryetar tashmë do të ishte i shkarkuar dhe Ferizaj nuk do të ishte në një situatë kaotike siç është sot!

“ Pra lind pyetja ku është prokuroria që nuk po reagon pas tërë këtyre skandalëve? I bëjmë me dije Kryetarit në ikje, se ne nuk kemi asgjë personale si subjekt me ju, sepse ti mund të jesh  një prind shumë i mirë, një xhaxha i mirë, një dajë i mirë, një mik i mirë, por nuk mund të jesh edhe Kryetar i mirë sepse tashmë qytetarët e kanë parë këtë keqqeverisjen që po ju servohet nga ky pushtet në ikje, e që shpresojmë të jenë nga “mos dija”! ……Ne po presim të vihet drejtësia në vend sepse besojmë në institucione!” ka thënë Marevci

14285551_10208674463237312_1153630474_o

Në anën tjetër  shefi i kabinetit të kryetarit Balton Dërguti  këto akuza i ka quajtur të pa baza  dhe i ka cilësuar vetëm si  tentim i krijimit të identitetit politik të Selim Marevcit brenda PDK-së

“Kjo është edhe një dezinformatë e radhës së degës së PDK-së. Dihet se kohë më parë  bëri një ankesë në MAPL lidhur me shkeljet ligjore që i ka bërë komuna e Ferizajt por shumë  e shpejtë ishte përgjigjja  nga kjo Ministri  që vërtetoi se nuk  bëhej fjalë për asnjë shkelje të ligjit” tha Dërguti.

Dërguti këto deklarata të  Drejtorit për administratë  nga radhët e PDK-së  Selim Marevci e quajti si tentim promovimi të këtij të fundit Brenda radhëve të PDK-së.

“Kjo është më shumë  një deklaratë  për krijim të identitetit të Selim Marevcit Brenda PDK-së pasi deri vonë ai ishte anëtar i LDK-së. Ai po mundohet  të bëhet më PDK së vet PDK-ja. Ai është i paditur në këto procedura por përmes këtyre deklaratave po mundohet ta kthejë identitetin e tij” ka thënë Dërguti

14388940_10208674311833527_2096063433_n

dokument

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img