Ferizaj.03.06.2017. Edhe pse në një mot të vështirësuar me shi, qindra banorë të fshatit Sazli kishin ardhur pasditën e sotme për të dhënë përkrahjen e tyre për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri.
Me këtë rast qytetarëve me një fjal rasti u janë drejtuar Bajrush Xhemjali nënkryetar i PDK-së dhe shef i shtabit zgjedhor në nivel qendror, kandidatët për deputet: Elmi Reçica, Agim Aliu dhe Mexhide Mjaku-Topalli të cilët premtuan mbështetje të parezervë për Ferizajn dhe banorët e kësaj treve.
“Mbështetja e fuqishme e juaj është garantues i fitores së padiskutueshme të PDK- së në komunën e Ferizajt. Faleminderit fshatit Sazli për një Fillim të ri” ka thënë Elmi Reçica, kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma.