18,05,2024

PDK me zyra te reja. Shoqërohet edhe me aderime të reja

Must Read

Ferizaj. 04.03.2017. Dega e PDK në Ferizaj sot ka bërë përurimin e zyrave të reja. Në këtë  ceremoni të përurimit  morën pjesë struktura të larta të këtij subjekti politik.

Ceremonia e  përurimit të zyrave të reja  të PDK-së  u përcjell edhe me aderime të reja  në këtë subjekt politik .

“Dy aktivitete të veçanta të degës së PDK-së në Ferizaj, përurimi i zyrave të reja me aderime të të rinjve.Fitorja e vizionit të PDK-së dhe fuqizimi i strukturës së saj pa dyshim se është edhe fitore e qytetit të Ferizajt” ka thënë  deputeti Elmi Reçica ndër të tjera.

Me këtë rast u tha se në këto objekte të reja do të vazhdohet puna dhe përkushtimi edhe me i madh dhe se PDK-ja po vazhdon me rritjen e saj.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img