24,11,2024

PDK: Hijet e skandaleve të DKA-s në Ferizaj

Must Read

Drejtues të Depatamentit të Arsimit që vepron në kuadër të PDK-së të shtunën kanë adresuar një varg akuzash për zyrtarët e DKA-së, të cilët sipas tyre e kanë degraduar skajshmërisht këtë sektor me rëndësi dhe këtë duke bërë shkelje të vazhdueshme të ligjeve.
“Vetë fakti se DKA-ja nuk i publikon vendet e lira të punës, pothuaj fare, për mësimdhënës përmes konkurseve, mendoj se këtu fillon papërgjegjësia e tyre që udhëheqin DKA-në, sepse duhet punësuar militantët e partive të koalicionit dhe të akraballëkut të vet që nuk i plotësojnë kriteret e konkursit sipas ligjeve të MASHT-it”, ka thënë Agim Berisha. Sipas tij, hijet e skandaleve në DKA-në s’kanë të ndalur, ndërsa ky institucion bërë modeli më i keq i kësaj loje të trupshme, sepse as që shihet ndonjë përpjekje për t’u larguar nga kjo rrugë e politizimit dhe punësimeve pa konkurse, ndërsa ata që duhet vënë rregullat dhe zbatuar ligjin, tash e një kohë po heshtin. formë
“Inspektorën e arsimit ‘çile gur gojen’, si duket i kanë harruar obligimet dhe përgjegjësitë që kanë, për çka dhe paguhen nga taksapaguesit qytetarë.
E di se inspektorët e arsimit janë të njoftuar vazhdimisht për vendet e lira, e që DKA-ja nuk i ka publikuar kurrë?!
E di se inspektorët e arsimit janë të njoftuar për punësimet pa konkurse; për punësimin e mësimdhënësve me bachelor në shkollat e mesme të larta; se mësimdhënësi i fizikës i mbanë orët e matematikës; e di se inspektorët e arsimit janë në dijeni se në Gjimnaz dhe në shkollën Ekonomike punojnë pa nostrifikimin e diplomave dhe pa konkurs; E di se ispektorët e arsimit kanë njohuri se në ‘Gjon Serreçi’ punon me fëmijët parashkollorë që ka mbaruar kolegjin AAB dhe që nuk i plotëson kriteret profesionale për këtë vend pune”, ka thënë Berisha, i cili është ndalur edhe tek problemi i ndërrimit të lëndëve, gjë që kanë rënë ndesh me Udhëzimin Adminsitrativ të MASHT-it.

“Në degën dizajn i enterierit (kështu e përcakton udhëzimi administrativ), ndërsa DKA-ja e ka bërë dizajn dhe enterier, më vonë e ka ndryshuar dhe e kanë bërë dizajn i enterierit dhe teknologjia e drurit (mishmash). Sipas UA të MASHT-it është lëmia e artit, kurse DKA-ja e ka ndryshuar dhe e ka bërë lëmia e përpunimit të drurit;
Lënda mësimore sipas UA është vizatim ndërsa DKA-ja e ka bërë vizatim teknik. Si shihet ndryshimet janë të mëdha si nata me ditë.
Nxënësit e këtij profili siç e parasheh UA nuk i mësojnë fare 7 lëndë profesionale: Skulpturë, Teori e formës, Histori e artit, Vizatim dhe pikturë, Bazat e projektimit, Projektimi i enterierit dhe Gjeometri deskriptive”, ka theksuar Berisha, duke nënvizuar se me këtë më së shumti kanë për të humbur nxënësit.

Zyrtarët nga PDK-ja u kanë bërë thirrje organeve për krime ekonomike, inspektoriatit të arsimit (edhe një herë) dhe inspektorëve të punës që t’i shfrytzojnë kompetencat e tyre ligjore dhe fajtorët le të përballen me organet e drejtësisë. Po kështu një thirrje publike i kanë bërë edhe MASHT-it për formimin e një komisioni për inspektimin e DKA-së së Ferizajt në tërësi, në mënyrë që të ndërpritet, siç kanë thënë, kjo e keqe e turpshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img