21,12,2024

PDK: Gënjejnë publikisht dy kandidatët për Kryetar të Ferizajt

Must Read

Frizaj. 04.10.2017. PDK dega  ë Ferizaj përmes  një komunikate për medie ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatëve për kryetar të Ferizajt nga LDK dhe LVV. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se akuza ndaj asamblistëve  të PDK-së në lidhje me aprovimin e Planit Zhvillimore Komunal (PZHK) nuk qëndrojnë , janë të pavërtera dhe tendencioze.

Ky është reagimi i plotë i PDK-dega  në Ferizaj.

REAGIM
PDK: Gënjejnë publikisht dy kandidatët për Kryetar të Ferizajt

Dy kandidatët për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Faton Topalli dhe kryetari aktual i Ferizajt kanë filluar të degradojnë fushatën zgjedhore të zgjedhjeve komunale, duke përdorur gënjeshtrat si mjete për mbështetjen me votë nga qytetarët e Ferizajt.

Kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje!”, Faton Topalli në deklarimet e tij publike në media qendrore dhe lokale, ka theksuar se Plani Zhvillimore Komunal (PZHK), mjaft i diskutuar kohëve të fundit, është miratuar edhe me votat e anëtarëve të PDK-së, pjesë e Kuvendit Komunal. Ky deklarim është i pavërtet dhe tendencioz ku fare lehtë nga procesverbalet e mbledhjes përkatëse mund të evidentohet se anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së nuk kanë votuar pro, ku prezent kanë qenë edhe anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-së. Përdorimi i gënjeshtrave në publik, flet mjaft për mungesën e vizionit dhe programit për të qeverisur me Ferizajn. Opinioni ferizajas fare mirë e di se janë pikërisht ata (LVV) që sollën në pushtet kryetarin aktual, kryetar në ikje, Muharrem Svarqa. Kandidati i LVV-së për kryetar komunë, personalisht ka votuar kryesuesin e Kuvendit Komunal (anëtarë i LDK-së). Po kështu, edhe Lëvizja Vetëvendosje!, si grup parlamentar në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka marrë pjesë në komisionet komunale të aksionarëve për ndërmarrjet publike, komisione këto që kanë vulosur keqqeverisjen e pushtetit Svarqa. Mesazhet që po përçon kandidati Topalli, janë dëshmi për lidhjet e tij me pushtetin aktual duke e keqqeverisur Ferizajn për 4 vite, dhe mungesën e programit zgjedhor për t’ia ofruar qytetarëve.
Ndërsa, kryetari aktual Svarqa, në panik, ka filluar kinse me realizim e projekteve kapitale, duke humbur komplet arsyen dhe legjitimitetin e vendimeve që po merr. Rast i fundit është ai i raportuar nga mediat lokale (RTV TEMA), ku kryetari aktual flet me pompozitet se ka shtruar 5km rrugë në fshatin Prelez i Muhaxherëve e në fakt bëhet fjalë për 0.34km ose 340m rrugë të asfaltuar. Ky pushtet, që synon të shes si punë të sajën, gënjeshtra lehtësisht të dallueshme, meriton të ik. Ai do të ik, më 22 tetor, bashkë me gënjeshtrat që i bëri qytetarëve të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img