04,05,2024

PDK e AAK në Ferizaj bashkë në tubime elektorale

Must Read

Duke i pritur vendimet e qendrës, dega e PDK-së në Ferizaj, listën me emra të kandidatëve për deputetë e mbanë ende veç për vete. Ky subjekt politik  pretendon të garoj me 4 kandidatë nga Ferizaj, por kjo varet se sa do të ngushtohet rrethi kur do të vendos Kadri Veseli.

Faktin që me krijimin e koalicionit parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën, do të reduktohet edhe lista e kandidatëve për deputetë, e pranon edhe Nehat Mustafa i PDK-së, por ai shpreson që rajoni i Ferizajt edhe në këto zgjedhje do të përfaqësohet kënaqshëm.

“Ne kemi qenë të sigurtë që po të kishte hyrë PDK-ja e vetme në këto zgjedhje me siguri që numri i kandidatëve nga komuna e Ferizajt do të ishte prej 6 deri në 8, por tani jemi në pritje të një analize që do ta bëjë kryesia qendrore, por besoj që ndoshta PDK-ja e Ferizajt do të përfaqësohet me katër kanidatë, si dhe jam i sigurt se të gjithë kanidatët që do të propozohen nga PDK-ja do të fitojnë dhe do të jenë në mesin e 10 të parëve”, tha Mustafa.

PDK-ja e Ferizajt njoftoi se tashmë i kanë nisur kontaktet me AAK-në e kësaj komune. Pavarësisht që këto dy parti do të funksionojnë me shtabe të ndara, Nehat Mustafa thotë se nëpër tubime elektorale do të paraqiten bashkë.

“Ne si parti e kemi formuar shtabin zgjedhor dhe pavarësisht prej zhvillimeve me partitë tjera shtabi ynë do të funksionojë në vete, por që në momente të caktuara do të bashkohemi me shtabin e AAK-së, ku do të marrim pjesë nëpër tubime elektorale. Kontaktet për bashkëpunim tashmë i kemi filluar dhe po presim që KQZ-ja të dalë saktë me numrin e vëzhguesve dhe mënyrën se si do të funksionojmë në këtë fushatë zgjedhore”, tha Mustafa.

Sipas burimeve brenda PDK-së, në listën e cila do të dërgohet në Prishtinë nga Ferizaj figuron emri i Bajrush Xhemajlit, Elmi Reçicës, Agim Aliut, Mexhide Topallit si dhe Imri Ilazit, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img