17,11,2024

PDK: Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, Drejtori e manipulimeve dhe falsifikimeve

Must Read

PDK,dega në Ferizaj ,departamenti për arsim, në një konferencë për media ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj për manipulime dhe falsifikim të të dhënave.

“ Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas” ka thënë Agim Berisha nga departamenti për arsim pranë PDK-së në Ferizaj.

Berisha  me këtë rast ka  ngritur shqetësimin se në raportin i cili së shpejti duhet të dalë para asamblistëve komunal ka manipulime me shifra .

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vijim.

Informata e korrikut e këtij viti për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2015-2016, ka shpërfaqur shumëçka që është manipuluar e falsifikuar nga DA e Ferizajt, në mënyrë që dështimet në punën e tyre të paraqiten si suksese, duke gënjyer vetveten në radhë të parë, Kryetarin, asamblistët dhe qytetarët ferizajas.
Po të krahasohen shënimet e Raportit të Punës për vitin shkollor 2014-2015 dhe ato të Informatës për përmbylljen e vitit shkollor 2015-2016, shënime këto që e demantojnë njëra-tjetrën.
Pra, kur flet kjo Drejtori me gjuhën institucionale dhe të argumenteve statistikore; atëherë apo tash? Por, gënjeshtra është brenda njërës gjithsesi!.
Në Raportin e Punës për vitin shkollor 2014-2015 për nivelin e Arsimit fillor (kl.I-V), suksesi i nxënësve ka qenë 99.5% e kalueshmërisë, kështu paraqitet në faqen 136 të Raportit, ndërsa në Informatë, faqe 3 shkruan se gjatë vitit shkollor 2014-2015, suksesi i nxënësve ka qenë 95%, pra për të njëjtin nivel arsimor na paraqiten përqindje të ndryshme?!
Po ashtu edhe për Arsimin e Mesëm të Ulët (kl.VI-IX), në Raportin e Punës, në faqen 138 për të njëjtin vit shkollor 2014-2015, kalueshmëria është 99.86%, ndërkaq në faqen 5 të Informatës shkruan se kalueshmëria për vitin 2014-2015 është 97%.
E zbresin përqindjen e kalueshmërisë nga Raporti i Punës, sepse u duhet që vitin 2015-2016 ta paraqesin si vit të sukseseve të tyre, me vetëdije apo pa vetëdije kanë bërë falsifikime të dokumenteve të Institucionit të tyre.
Gjithashtu, manipulime e falsifikime gjejmë edhe te Arsimi i Mesëm i Lartë (kl.X-XII), gjithashtu në Raportin e Punës për vitin shollor 2014-2015, faqe 142 paraqitet kalueshmëria e suksesit të nxënësve me 98.5%, kurse në Informatë, faqe 6 shkruan se suksesi pozitiv i nxënësve për të njëjtin vit shkollor (2014-2015) është paraqitur me 86% kalueshmëria.
Prandaj, kemi rënie të suksesit për 16.5% vetëm në këtë nivel të arsimit, kjo është skandaloze dhe nuk mbulohet dielli me shoshë, z.Kryetar. Në faqen 7 të Informatës pasqyrohen edhe mungesat e nxënësve të këtij niveli arsimor dhe kur t’i krahasojmë mungesat e vitit shkollor 2014-2015 me ato të vitit 2015-2016, kemi mbi 3000 mungesa më shumë në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor.
Këtë gjë nuk do ta bënin as infantilët, e le më Institucioni i edukimit dhe dijes!. Të avullohen mbi 3000 mungesa, kjo është e patolerueshme, deri kur kështu z.Kryetar?
Si mund t’i besohet kësaj Drejtorie, e cila përpiqet ta mbulojë papunësinë dhe paaftësinë me manipulime e falsifikime para Asamblesë Komunale, falsifikime këto që tërheqin përgjegjësi pas vetes.
Unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje publike Prokurorisë së Ferizajt që të merret me këtë çështje.
Z. Kryetar, a tolerohet që Institucioni në fjalë, në të tri nivelet e arsimit ka falsifikuar hiç më pak se 19.86% të suksesit të nxënësve.
Për çudi, Institucionin ku vetë punojnë herë e emërtojnë si Drejtori e Arsimit, herë si Drejtori për Arsim dhe Shkencë, kjo tregon shumëçka…
Zotëri Kryetar; çka është tepër, tepër është?! Siç shihet keni vendosur ta shkatërroni sistemin arsimor me këtë udhëheqje të papërgjegjshme dhe të paaftë profesionalisht, por ta dini se ju jeni më meritorët për të gjitha këto…

14088877_1110914252288820_1595829261_n 14111569_1110914278955484_315249029_n 14111644_1110914255622153_1865766049_n 14111831_1110914295622149_1465244276_n 14111972_1110914352288810_384828432_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img