27,07,2024

PDK dega në Ferizaj: Gjendje e rëndë në shëndetësinë ferizajase

Must Read

Ferizaj.11.02.2017. Dega e PDK-së në Ferizaj,  një konferencë për media sot ka ngritur shqetësimin për gjendjen e  shëndetësisë në Ferizaj.  Xhevdet Haxhidema nga  Departamenti për shëndetësi  nga subjekti politik i PDK-së, ka thënë se në shëndetësinë ferizajase ka mungesë të materialeve dhe medikamenteve të nevojshme si dhe mos shfrytëzim të aparaturave ekzistuese  në qendrat mjekësore.

Komunikatën e plotë nga kjo konferencë ju sjellim  në vazhdim:

Ne si departament për shëndetësi i Partisë Demokratike te Kosovës kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në Kujdesin Primar Shëndetësor në Komunën e Ferizajt dhe jemi shumë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në këtë sektor.

Shëndetësia në Ferizaj, konkretisht Kujdesi Primar Shëndetësor është në pikën e sajë më të ulët, që nga paslufta. 
Asnjëherë s’ka ndodhë që të jetë në një gjendje kaq të rëndë.
Ne sot do ti paraqesim vetëm disa nga dështimet që lidhen me këtë sektor:

MONITORET – një investim i cili ka bërë aq shumë bujë si për rëndësinë e sjelljes së tyre ashtu edhe për origjinën dhe dyshimtë për keqpërdorim.
Këta monitor të paraqitur si të domosdoshëm për Emergjencën Primare, kanë rezultuar një investim i kotë, fare pak janë përdorë nga stafi që punon aty. Paratë e harxhuara për blerjen e tyre fare mire mund të shfrytëzoheshin për furnizimin e QKMF-së me material shpenzues i cili është në mungesë të theksuar në shumicën e kohës.
Siç duket Drejtori i DSHMS ia ka arritur qëllimi të tij, i ka sjell në Emergjencën Primare, (dyshohet se ka përfituar nga sjellja e tyre) dhe nuk i intereson ma se çka ndodh me ta !!

RENTGENI – Rëntgeni Digjital në Qendrën Emergjente Primare është një investim tjetër i bërë me shumë bujë por që në realitet ky aparat me shume qëndron jashtë funksionit siç po ndodhë edhe tani e disa kohë. 
Në ato të pakta raste kur ky aparat ka qen funksional, nuk ka punuar sepse ka mungua materiali shpenzues (filmat). 
Pacientët tanë bredhin rrugëve por nuk marrin shërbimin e duhur në këtë qendër.

APARATI PËR PAPA Test – në ambientet e QKMF-së ka rreth një vit që është sjell një aparat për bërjen e PAPA testit. Ekzaminim qe bëhet tek femrat si test për diagnostifikim të Kancerit të Qafës së Mitrës. 
Të nderuat qytetar të Ferizajt, llogarisni sa i rëndësishëm është ky ekzaminim dhe sa serioz është Drejtori ynë. 
Sjell aparaturë sa për tu dukur që po bën punë të madhe në shëndetësi, i mbyll nëpër dhoma këto aparatura dhe nuk interesohet fare ma për to. Papërgjegjësi totale nga ana e Drejtorit.

APARATI PËR ANALIZA BIOKIMIKE – i blerë para 3 vitesh, akoma nuk është futur në funksion. Ky aparat do të ulte shumë shpenzimet dhe do të bënte qe analizat të kishin një kosto më të ulët dhe do të kursehej shumë nga materiali shpenzues. Ky aparat qëndron në Laborator të QMF –II, por asnjëherë nuk është futur në funksion.

MATERIALI SHPENZUES NE LABORATOR – Laboratori i QKMF-së dhe Laboratorët nëpër njësitë e tjera për rreth 6 muaj kanë pas mungesë të theksuar të materialit shpenzues. 
Pacientët tanë janë të detyruar të sillen rrugëve dhe t’ju drejtohen Klinikave Private edhe për analizat më elementare. 
Ne shpresojmë që kjo gjendje e rëndë në Laborator të këtë marr fund dhe që Laboratori të furnizohet rregullisht me material shpenzues

LABORATORI në DEPARTAMENTIN ANTI TUBERKULAR është jo funksional. Pacientët që marrin mjekim për Sëmundjen e Tuberkulozit, nuk kanë ku ti bëjnë analizat laboratorike për të par gjendjen e tyre shëndetësore. 
Ata detyrohen ti drejtohen Laboratorit të QKMF-së. 
Laboratori i paraparë për këtë kategori të sëmurësh është jofunksional prej shumë kohësh.

I bëjmë thirrje Drejtorit të DSHMS-së dhe të gjithë strukturave udhëheqëse të Kujdesit Primar Shëndetësor në Ferizaj që të merren më seriozisht me problemet me të cilat po përballet Shëndetësia, pasojat e të gjitha këtyre problemeve po i vuajnë qytetaret tanë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img