07,05,2024

PDK- dega në Ferizaj dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Must Read

Ferizaj.13.05.2017. Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj personalitetit të mirënjohur nga fusha e gazetarisë, përkatësisht anëtarës më të re të PDK-së, znj. Arbana Xharra. Ky sulm, tashmë i paralajmëruar që disa kohë, është padyshim sulm ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe lirisë së fjalës dhe mendimit politik. Njëherit, ky sulm dhe dhunë e ushtruar ndaj një gruaje të suksesshme dhe një nëne shqiptare është në kundërshtim me vlerat morale dhe kombëtare, të cilat tentojmë të përqojmë si shoqëri dhe popull i civilizuar. Ne, gjithashtu dënojmë ashpër edhe fushatën denigruese dhe shpifëse nga elementë të organizuar që i parapriu kësaj dhune të shfrenuar dhe e cila ka tendencë të destabilizimit të skenës politike dhe shoqërore në Kosovë. Ne ftojmë këta organizma politik dhe më gjerë që të ndalojnë këtë fushatë të egër të denigrimit të znj. Xharra dhe të dënojnë këtë shpërfaqje të egër të dhunës dhe urrejtjes politike që po promovojnë. Ne në vazhdimësi do të qëndrojmë në krah të personaliteteve të tilla si znj Xharra që avancojnë ato vlera fundamentale si liria e shprehjes dhe mendimit, të cilat janë në harmoni me konceptin politik që ne përfaqësojmë. Ne, gjithashtu garantojmë qytetarët tanë që në vazhdim do të promovojmë një fushatë zgjedhore të qetë dhe dinjitoze dhe do të kundërshtojmë fuqishëm çdo sjellje të tillë dhe fushata linçuese si kjo që ndodhi ndaj kësaj femre të guximshme këto ditë.

PDK-Dega Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img