04,05,2024

PDK akuzon Komunën se nuk po u jep pagat punëtorëve

Must Read

Ferizaj.12.04.2017. Dega e PDK-së në Ferizaj, në një konferencë për media ka akuzuar Qeverinë Komunale  për mospagesën e punëtorëve të cilët janë angazhuar përmes projekteve  të ndryshme.

Ky subjekt opozitar thotë se komuna është zhytur në borxhe, duke mos  i paguar punëtorët me kontrata mbi vepër dhe ata përmes marrëveshjes me Caritas-in.

Sipas Selim Marevcit nga PDK-ja, vlera e borxhit kap shuma milionëshe.

“Sot komuna e Ferizajt është zhytur në borxhe nga më të ndryshmet, që shifrat janë marramendëse milionëshe, sot kompanitë publike janë në prag të falimentimit, punëtorët e këtyre kompanive nuk arrijnë të marrin as pagat me muaj të tërë, kjo është pasojë e stërngarkimit me familjarë dhe me militantë partiak të këtyre pushtetarëve. Gjendja shqetësuese është me punëtorët që u punësuan përmes Caritas-it, pavarësisht që ne si opozitë patëm reaguar për keqmenaxhimin e këtij bashkëpunimi , sepse edhe këtu dërguan punëtorë partiak e familjarë dhe u bënë mori dallavaresh të tjera. Situate e tillë mbretëron edhe me punëtorët që janë angazhuar në komunë përmes kontratave në vepër, ku ata nuk janë paguar me nga 7-8 muaj”, tha Marevci.

Në bazë të hulumtimit që ka bërë PDK-ja, Selim Marveci thotë se numri i punëtorëve që i angazhoi Svarqa, e nuk po i paguan, arrin diku rreth 500. Ndërkaq, theksoi se ankesat e këtyre punëtorëve shfaqen çdo ditë në zyrat e kësaj partie opozitare me shpresë që së paku të bëhen publike.

Ne patëm reaguar edhe më herët se këto kontrata janë valide vetëm gjashtë muaj, por ky kryetar e ka keqpërdor këtë ligj dhe e ka shkel atë, pasi që ka punëtorë që punon me këtë lloj kontrate, ndërkaq në punë është prej fillimit të mandatit. Realisht kryetari ka borxh ndaj këtyre punëtorëve sepse ligji i shërbyesve civil thotë se nëse punëtori qëndron më shumë se një vit, kryetari duhet t’i bëj zgjidhje të përhershme atij punëtori”, tha Selim Marevci.

Dega e PDK-së përmes kësaj konference ka apeluar  tek kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, që sa më shpejt t’i paguaj punëtorët e angazhuar në punë, ose të dalë para tyre dhe t’u tregoj se komuna nuk ka fonde për t’iu dhënë pagë.

Në anën tjetër  shefi i kabinetit të Kryetarit Svarqa, Balton Dërguti ,këto akuza i ka quajtur pjesë të fushatës së hershme zgjedhore. Dërguti  ka mohuar se ka punëtor të cilët  nuk paguhen  nga Komuna ,përveç atyre që janë duke kryer pjesën praktike pas diplomimit .

“Shumica e tyre janë  në kryerje të pjesës praktike e cila kryhet pa pagesë. Ne si Komunë kemi obligim që tu mundësojmë  të sapodiplomuarëve  që të kryejn  praktikën dhe të jenë të përgatitur për punë. Ndërsa sa u përket atyre që janë të punësuar përmes projekteve të Caritasit gjithëmonë janë paguar, edhe pse ndoshta ndonjëherë për shkak të mungesës së mjeteve u janë vonuar por  pagesat janë kryer tek të gjithë” ka thënë Dërguti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img