26,12,2024

PDK akuzon komunë për keqpërdorim të buxhetit

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka akuzuar drejtorin e bujqësisë në këtë komunë për keqpërdorim të buxhetit të komunës kur ka bërë shpërndarjen e 88 lopëve qumështore dhe shpërndarjen e makinave mjelëse.

Burim Bajrami, nga departamenti për bujqësi në PDK, tha se shpërndarja e lopëve është bërë mbi baza partiake dhe familjare.

“Në prononcimin e fundit për media të drejtorit të bujqësisë z.Ismet Vranovci dëgjuam se janë shpërndarë 88 lopë qumështore për 45 fermerë, prej tyre 43 fermerë me nga 2 lopë qumështore.
Të dhënat nga tereni flasin ndryshe, sepse janë shpërndarë mëshqerra barrsë dhe ato pritet të bëhen lopë qumështore pas 6 muajve.Fakt shumë interesant për njerëzit që janë përfitues të tyre.
Kur drejtori deklaron se shpërndarja është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, këtu s’do mend se me plotë kuptimin e fjalës ky manipulon me të vërtetën, sepse faktet flasin ndryshe.
Janë furnizuar me mëshqerra barrsë aktivistët më të dalluar të partive në pushtet për çfarë dihet tashmë botërisht nga qytetarët e komunës sonë.
Për shkak të korrektësisë, sot nuk do të përmendim emra të përfituesve, sepse më së paku ata janë fajtorë për këtë gjendje në të cilën është katandisur ky sektor.
Është thënë se këto krerë janë të kualitetit shumë të lartë dhe në kontratën e nënshkruar nga fermerët precizohet se janë të furnizuar me mëshqerra të racës “simental”.Të dhënat nga tereni flasin krejt ndryshe,jo vetëm që mbi gjysma e tyre nuk janë të racës “simental”, por nuk bëhet fjalë as për kualitet të përafërt me këtë racë.
Meqenëse fermerët kanë qenë shumë të pakënaqur me cilësinë e tyre, në shumicën e rasteve gjatë shpërndarjes nuk kanë munguar as përplasjet verbale nga ana e fermerëve me shpërndarësit dhe drejtorin e bujqësisë, madje në disa raste ky i fundit ka vendosë kushtin MERRI OSE MBETE PA TO.
Për të ulë pak tensionin e krijuar në mes tyre,është bërë zgjidhja që njëra prej mëshqerrave i ka plotësuar kushtet, kurse tjetra është zgjedhë si me sy mbyllur nga ana e fermerëve.
Vlen të theksohet se mbi gjysma e mëshqerrave të shpërndara në këta fermerë nuk e kalon çmimin e tregut 700 euro ndërsa komuna i pagoi me çmim mbi 1500 euro për kokë.
Ky fakt le për të dyshuar se këtu ka’’marrëveshje’’në mes të furnizuesit dhe personave përgjegjës për dhënie të tenderit.
E njëjta gjendje është edhe te shpërndarja e makinave mjelëse,janë të njëjtat’’kushte’’që duhet plotësuar fermerët, ose të kenë mbiemrat e qeveritarëve, ose të kenë librezën e partisë në pushtet, ose edhe më mirë do të ishte ta kesh nip Ismet Vranovcin ose djalë teze.
Nëse vazhdon kjo mënyrë e shpërndarjes së subvencioneve, fermerët nuk do të kenë më motiv për të aplikuar, ose do të detyrohen të marrin librezat e partive në pushtet si e vetmja mundësi e mbetur për të qenë përfitues.” ka thënë  
Burim Bajrami, nga departamenti për bujqësi në PDK.

Ndërkaq drejtori i bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci, i ka mohuar këto akuza duke i quajtur ato si të pabaza.

“Unë e them me plotë përgjegjësi se këto janë akuza të pa bazuara, janë akuza sa për të thënë diçka, deri në këto momente nuk kemi marrë asnjë ankesë, është fituar tenderi me 1554 euro për një krerë lopë, ku nga kjo shumë kanë kontribuar 777 euro për dy krerë lopë, tregu është hapur dhe ekzistojnë çmimet ku të gjithë krerët e lopëve mund të shihen se çfarë çmimi kanë, këto janë lopë të racës së kombinuar. Sa i përket ndarjes familjare, nga të gjithë këta fermerë unë nuk kam asnjë lidhje familjare dhe në komisionin e formuar asnjë anëtarë i saj nuk ka qenë i partisë së LDK-së’’, theksoi Vranovci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img