27,02,2024

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut, në Komunën e Ferizajt nuk ka vërshime

Must Read

Drejtoresha e shërbimeve publike dhe emergjencës Mimoza Fazliu së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe drejtorin e bujqësisë Ismet Vranovcin, të mërkurën kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen në të cilën gjendet komuna jonë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Reshjet e pandërprera shiut që kanë filluar që dy ditë në territorin e komunës së Ferizajt nuk ka të raportuar ndonjë raste t të vërshimeve apo të ndonjë rreziku eventual.

Sipas drejtoreshës së shërbimeve publike dhe emergjencës, Mimoza Fazliut, kësaj radhe nuk ka pasur vërshime për shkak të investimeve që janë bërë në pastrimin e lumenjve dhe hapjen e kanaleve.

“Ne kemi realizuar projektin për pastrimin e lumenjve si dhe kemi bërë hapjen e kanaleve dhe kësaj radhe nuk kemi pasur vërshime, edhe pse reshjet e shiut ende po vazhdojnë”, ka thënë drejtoresha Fazliu.

U bë e ditur se gjatë ditës së sotme janë vizituar fshatrat, Llojza, Koshare, Lloshkobare, Tërrn, Lubovc, Babush i Ri, Nerodime, Pleshinë dhe Lloshkobrae. Ndryshe ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, vazhdimisht janë në terren për të parë nga afër gjendjen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img