17,04,2024

“Pastërtia” falëndëron sojevasit për parandalimin e deponisë ilegale

Must Read

Banorë të fshatit Sojeve kanë parandaluar sot krijimin e një deponie ilegale të bërllokut në vendbanimin e tyre, pasi qytetarë të pandërgjeshëm kanë tentuar të zbrazin një kamionetë me plot mbeturina. Këtë hap të banorëve e mësuam përmes rrjetit social facebook, pasi një sojevas e kishte postuar si triumf të një veprimi të mençur e të qytetëruar, për të mbrojtur ambientin në të cilin jetojnë banorët e asaj ane. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse banorëve të Sojevës meqë përveç përfitimit të tyre për një mjedis të pastër, me këtë rast e kanë kursyer edhe kompaninë si dhe komunën e Ferizajt. Ky veprim I banorëve të Sojevës, përveç që duhet të çmohet lart dhe të ndjeket edhe nga banorë të zonave dhe fshatrave të tjera të komunës tonë, njëkohësisht duhet të jetë edhe inkurajim për policinë dhe inspektoratin komunal të mjedisit që t’u dalin në ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img