16,12,2025

“Pasha jetën”, lansohet dueti nga Capital T dhe Majk

Must Read

Dy reperët e shumë pëlqyer të skenës shqiptare, Capital T dhe Majk, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor që e kanë shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Pasha jetën” dhe padyshim se do të pëlqehet nga fansat e shumtë të dy reperëve.

Ky projekt është realizuar nën drejtimin e Elena Kelmendit dhe Trim Ademit.

Muzikën e ka bërë producenti Cricket, ndërkohë që tekstin e kanë shkruar dy protagonistët.

Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Avaxus, derisa ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

 

Projekti i përbashkët i Kastriot Rexhës me Kapon ishte paralajmëruar më herët dhe ky lajm ishte pritur shumë mirë nga fansat e tyre.

Dy reperët  kanë bashkëpunuar në të kaluarën në këngën me titull “Asnjoni”. Kënga ishte publikuar në vitin 2012 dhe po ashtu ishte realizuar me videoklip. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img