18,09,2025

“Pash njërin prej terroristëve të futej në aeroport me kallash”

Must Read

Dëshmitarë të sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit thonë të jenë përfshirë nga paniku i madh.

E këto momente dramatike në aeroportin “Ataturk” ia ka dalë t’iu mbijetojë polici Ahmed Furkan Gurtuna, i cili në momentin e shpërthimit ka qenë tek kontrolla e pasaportave.

“E kam parë njërin prej terroristëve teksa hynte në Aeroport, e që me vete kishte një armë AK-47 dhe nisi të shtinte ndaj civilëve. Policia turke deshi ta vriste, ndërsa më pas kam dëgjuar shpërthimin e bombës”, ka thënë Gurtuna.

Sipas tij, siguria në aeroportin e Stambollit është një prej më të mirave në botë.

Dhe pikërisht për këtë, ai thotë se nuk e di se si ka ardhur deri tek sulmi terrorist.

Së paku 36 persona kanë vdekur dhe rreth 150 të tjerë janë plagosur në sulmin e së paku tre terroristëve, që besohet se u përkisnin Shtetit Islamik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj B.R., i dyshuar për  veprën penale vrasja e rëndë në Balaj të Ferizajt

Ferizaj, 17 shtator 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img