Ajo ka shkruar se sakrifica dhe të bëmat e Demaçit janë shembull i atdhedashurisë dhe patriotizmit teksa ka propozuar që të vendoset një bust në qendër të Prishtinës.
Ja postimi i plotë i saj:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta te veprimtarit të pashoq dhe simbolit më të veçantë të rezistencës intelektuale, bacës Adem Demaçi. Sakrificat dhe vuajtjet 28 vjeçare nëpër burgjet jugosllave të Bacës Adem janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe patriotizmit. Qëndrimet dhe vetë jeta e tij do të jenë gjithmonë udhërrëfyese për brezat që do të vijnë. Prehu në paqe baca ynë, në këtë tokë për të cilën dhe aq shumë.
Një medalje presidenciale duhet të mbajë emrin e Bacës Adem dhe, natyrisht, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës duhet të quhet po ashtu me emrin e tij.
Një bust në qendër të Prishtinës është gjëja më vogël që si shoqëri mund të bëjmë për këtë kolos.
Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit shqiptar! /Lajmi.net/