Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar informacione se ka të shtëna me armë të zjarrit , ka marr veprimet e duhura policore dhe
në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Han të Elezit, ka arritur të zbulojnë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe dy karikatorë me disa fyshek.
Personat e dyshuar me inicialet E.B (M/K) 40 vjeçar nga Ferizaj dhe L.B (M/K) 48 vjeçar nga Hani Elezit , pasi janë intervistuar nga policia , me
vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi,kontrollë ose posedim i paautorizuar i
armës’’-përdorim i armës, ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni.
Rastet janë në procedurë të mëtejme hetimore.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të
mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse ç’do shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut dhe se, ç’do plumb i shkrepur, godet një cak !

