27,11,2024

Pas takimit me Thaçin, partia e Uglaninit mund të ndalohet me ligj nga shteti serb

Must Read

Mediat në Serbi shkruajnë se takimii Uglanin me Thaçin, të cilit ia ka uruar “shtetin demokratik” përbën edhe një thikë në shpinë ndaj shtetit serb. Kurse autoritetet në Beograd do të duhej shqyrtuar ndalimin me ligj të partisë së tij.

Kryeministri serb në largim, Aleksandar Vuçiq, ka thënë së fundi se mbase tani është e qartë se pse nuk ka pasur vend për Uglaninin në qeverinë aktuale në Beograd, transmeton lajmi.net.

Edhe më konkret ka qenë zëvendëskryeministri I parë, Ivica Daçiq, I cili ka porositur se “në çdo shtet  normal dikush tashmë do të kishte dalë me nismë për ndalimin me ligj të partisë së Uglaninit.

“Një sjellje e tillë e rrënon integritetin territorial të vendit”, ka thënë ai.

Me Daçiqin pajtohet edhe Ministri I Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, I cili pohon se “Uglanin e ka keqpërdorur Këshillin Kombëtar Boshnjak, I cili me siguri nuk qëndron prapa vrasësve të serbëve. Për këtë, ai do të duhej përballur me ligjet e Serbisë”. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img