04,03,2025

Pas reshjeve të borës, gjendja është e kalueshme në të gjitha rrugët e Ferizajt

Must Read

Reshjet e borës që karakterizuan orët e para të ditës së sotme në gjithë vendin, nuk paraqesin vështirësi qarkullimi për qytetarët në gjithë akset rrugore të Komunës së Ferizajt.

Nga terreni, njoftohet se ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve, me makineritë e tyre, janë vazhdueshëm në akset rrugore të Ferizajt dhe fshatrave në mënyrë që të bëjnë pastrimin e rrugëve nga bora, ndonëse reshjet janë të pandërprera dhe të tilla do të mbeten sipas parashikimeve gjatë gjithë ditës.
Nga raportimet e terrenit, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, porse megjithatë apelojmë tek qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor për të parandaluar rreziqet eventuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13 raste të vjedhjeve dhe nëntë të dhunës në familje për një javë në rajonin e Ferizajt

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, 10 prej...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img