24,12,2024

Pas presionit të SBASHK-ut këto do të jenë rrogat e mësuesve

Must Read

Që nga 14 janari i këtij viti SBASHK është futur në grevë. Kërkesa e tyre është, ngritja e koeficientit që njëherësh nënkupton edhe ngritje të pagave.

Mirëpo, edhe përkundër ngritjes prej 10% në paga që Qeveria e Kosovës bëri më 20 janar, SBASHK akoma nuk ka filluar mësimin. Madje, ata thonë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre greva do të vazhdojë deri në një afat e ta pa caktuar.

Për këtë, së fundmi ata kanë filluar edhe një “fushatë” tek deputetët e Kuvendit të Kosovës. Po lobojnë për të fituar vota në favor të tyre në mënyrë që ligji për pagat të mos votohet në fund të këtij muaji.

Arsyeja është se Projektligji i pagave i ka klasifikuar ata në shkallë më të ulët sesa po kërkojnë.

Sipas një propozimi të ri të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, që Gazeta Blic e posedon, paga më e ulët është ajo e mësimdhënësit në institucionet parashkollore, që e ka koeficientin 2.15, që i bie 513 euro.

Për mësimdhënësit në shkollat e mesme sipas propozimit të ri, paga do të jetë 597 euro kurse, për mësimdhënësit në shkollë të mesme e ulët prej klasës 1-5 që do të kenë koeficient 2.2, pagat do të jenë 525 euro.

E për mësimdhënësit në shkollë të mesme të ulët klasët 6-9 që do të kenë koeficientin 2.35, pagat do të jenë 561 euro.

Sipas këtij propozimi të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, koeficientin më të lartë do ta kenë mësimdhënësit në shkollë të mesme dhe ata në shkolla speciale me 2.5.

Sipas kësaj, ata pagën mujore do ta kenë 597 euro.

Deri më tani mësimdhënësit nuk po pajtohen me koeficientet e tanishëm dhe me këto paga. Ata kërkojnë 30% të ngritjes së koeficientit. Kjo i bie se mësimdhënësit në shkolla të mesme, drejtori e zëvendës drejtori i bie të kenë pagë 788 euro me koeficientin 3.3, ndërsa mësimdhënësit në shkollën fillore 621 euro pagë, si dhe ata në institucionet parashkollore 693 euro.

Kryeministri Haradinaj më 20 janar ka bërë ngritje prej 10% e cila është votuar në Komisionin për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, e që është përkrahur edhe nga ministri i Financave, e cila për mësimdhënësit e shkollave të mesme rritja është nga 523 në 597.8 euro, ose 74 euro nga paga aktuale, për arsimin fillor rritja është nga 479 në 525.8 euro, apo 46 euro më shumë nga paga aktuale, për rreth 15 mijë mësimdhënës të arsimit fillor, ndërsa për mësimdhënësit në arsimin parashkollor ka rritje po ashtu nga 447 euro në 501.9 euro, apo 54 euro më shumë./Gazeta Blic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img