10,01,2025

Pas omletit 6 eurosh në bregdetin shqiptar, fluturon edhe çmimi i makiatove

Must Read

Derisa ditë më parë u raportua se një kokërr vezë po shitet 8 mijë lekë, të vjetra (6.36 euro me kursin e sotëm valutor), tashmë vjen çmimi i padëgjuar më parë për një makiato.

Image

Një grup gazetarësh me pushime në Livadh, afër Himarës, nëpërmjet një fature kanë denoncuar abuzimin e operatorëve turistikë me çmimet.

Vetëm një makiato kushton 180 lekë (1.43 euro me kursin e sotëm valutor) në një kohë që pas motit të keq të një dite më parë, plazhet janë zbrazur.

“Mëngjes ‘livadhian’ – mungesën e turistëve për shkak të motit të paqëndrueshëm,bizneset në jug kane vendosur ta kompensojnë me çmime jashtë çdo logjike normale. Një kafe në Livadh sot kushton 180 lekë. S’mund ta quash dot as turizëm elitar këtë shërbim kur s’të ofron as mirësjellje në këmbim të parave që paguan. A ka ndonjë inspektor tatimor për këto lloj faturash ‘jo tatimore’ ?”, shkruan gazetari Juxhin Mustafaraj.

Image
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img