19,11,2024

Pas letrës së FSHF-së për kthimin në tribuna, ky është vendimi final i Tifozëve Kuq e Zi

Must Read

Pavarësisht letrës së hapur të Federatës Shqiptare të Futbollit, grupimi i mbështetësve të Kombëtares nuk do ta ndryshojë vendimin e marrë dy ditë më parë, nëse policia vazhdon me të njëjtin trajtim.

Në një prononcim për “SuperSport”-in, disa prej drejtuesve të TKZ-së shpjegojnë arsyet e vendimit drastik dhe pikat ku nuk bien dakord me sjelljen e forcave të rendit.

“Janë marrë masa drastike ndaj nesh. U ushtrua presion shumë i madh. Këto masa nuk janë regjistruar vetëm në ndeshjen e fundit, por po përsëriten në vazhdimësi. Në çdo ndeshje që luan Kombëtarja, për cilindo ekip që vjen, merren të tilla masa që tejkalojnë çdo lloj norme”, shprehet Gerti Peshkopia.

Kurse Gentian Xhengo shpjegon: “Masat kanë filluar që në ndeshjen me Portugalinë dhe pastaj vazhduan me Serbinë e me radhë. Heqja e simboleve por edhe ndalimi i bluzave e banderolave janë disa nga shkaqet pse e kemi marrë këtë vendim”.

Për Sajmir Çollakun, “Tifozat Kuq e Zi” meritojnë trajtim ndryshe, ashtu siç ndodh në stadiumet jashtë vendit ku ata kanë qenë të pranishëm përherë. “Ne nuk jemi terroristë. Ne shkojmë në stadium për idealin që kemi dhe për t’i dhënë zemër ekipit kombëtar. Thjesht kërkojmë trajtim sa më normal. Kudo që shkojmë nëpër stadiumet e tjera europiane, policia na ka pritur shumë më mirë se policia jonë”, thotë Çollaku.

Për “Tifozat Kuq e Zi”, shkaktari kryesor i kësaj situate është policia dhe bojkoti do të prishet vetëm nëse forcat e rendit nuk do të veprojnë me dorë të hekurt ndaj tyre.

“Federata ka pjesën e vet të lojës dhe ne nuk merremi fare me të, – sqaron Gerti Peshkopia. – Policia ka përgjegjësinë kryesore të sigurisë, të paktën për momentin. Ne kërkojmë që të mos ketë asnjë policë në tribuna, por vetëm jashtë perimetrit të stadiumit. Për incidente të caktuara mund të ndërhyjë policia, por detyrën kryesore e ka jashtë, jo në tribuna. Gjithsesi vendimi i takon kryesisë, por ne jemi të bindur 100 për qind që ky vendim do të jetë në fuqi. Bojkoti vlen edhe për ndeshjet miqësore, pra në çdo ndeshje që Kombëtarja luan brenda, ‘Tifozat Kuq e Zi’ nuk do jenë të pranishëm”.

Në fund, përfaqësuesi i tifogrupit ka një mesazh të qartë, ku kërkon që të gjitha simbolet e lejuara nga UEFA të mos pengohen nga policia: “Kërkesë tjetër që kemi ndaj policisë është lejimi i bluzave, shalleve dhe të gjitha materialeve me simbolet kombëtare. Nuk ka pse ato të ndalohen”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img