25,10,2025

Pas gjyqësorit dhe Trepçës, KQZ paralajmëron të futet në grevë

Must Read

Stafi civil i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar grevë në rast se Ministria e Financave nuk ia miraton kërkesën për ekzektumin e pagave sipas rregulloreve të tyre të brendshme, ashtu sikurse institucioneve tjera.
Indeksonline ka siguruar një shkresë ku kjo kategori tregon se në qoftë se kërkesat e tyre ligjore e kushtetuese, e cila është duke u përsëritur që katër vite me radhë, që nga viti 2014 nuk merret parasysh, atëherë të njëjtit do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme ligjore, pra, të futen në grevë.
“… derisa të zbatohet Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Brendshme e KQZ-s, për arsye se mjaft jemi diskriminuar deri me tani nga Politika dhe premtimet boshe politike”, thuhet ndër të tjera.
Letra e plotë drejtuar Qeverisë së Republikës
….
Gjitha institucionet
Ju njoftojmë se me datë 4 korrik 2018, stafi i Sekretariatit ka mbajtur një takim, me ç’rast ka diskutuar çështjen e pagave të nëpunësve civil në SKQZ. Andaj lidhur me këtë, edhe pse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese Nr.Ref:AGJ1015/16 i datës 8 dhjetor 2016 në rastin KO73/2016, në vendimin e saj ka deklaruar shprehimisht në lidhje me kategorizimin e nëpunësve civil të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, dhe si rrjedhojë e kësaj, KQZ me datë 7 gusht 2017 ka nxjerrë/aprovuar Rregulloren 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e KQZ-së.
Edhe pse ju keni insistuar vitin e kaluar (2017) me kërkesë në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit që nëpunësit civil të SKQZ-së të kenë trajtim të barabarte me nëpunësit civil të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, komisioni në fjalë nuk e ka miratuar kërkesën tonë, dhe me ketë rast nëpunësit cilit të SKQZ-së, tani e disa vite, janë duke u diskriminuar në paga në krahasim me nëpunësit e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese nga e njëjta kategori kushtetuese.
Me qëllim të informimit tuaj, me lejoni t’ju njoftojmë se në afatin e përcaktuar nga Qeveria lidhur me konsultimet publike për projektligjin për paga që sot me date 6 korrik 2018 është proceduar për diskutim në Qeveri, ne, kemi dërguar komentet e KQZ-së në platformën online për konsultimet publike të përcaktuar nga Ministria për Administratë Publike (MAP) respektivisht nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës (ZQM-ZKM)
Andaj, me akordimin e të gjithë nëpunësve të SKQZ-së, përmes kësaj shkrese, Stafi i Sekretariatit të KQZ-së, KËRKON nga Ju, që përmes autoriteti tuaj si udhëheqës të KQZ/SKQZ-së, që deri me datë 13 korrik 2018, t’i dërgohet Kërkesa jonë e mëhershme, “Rregullorja e Brendshme e KQZ-së, së bashku me analizën për implikimet financiare (mjetet shtesë që duhet për zbatim)” Ministrisë së Financave, dhe të njëjtën kërkesë t’ia dërgoj Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, apo t’ia dërgojë si kërkesë, nëse Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e fton KQZ-në në takim deri me datë 15 korrik 2018, me kërkesë specifike që nëpunësit civil të SKQZ-së, në draft-projektligjin e ri për paga të Qeverisë, si bazë për paga për nëpunësit civil të SKQZ-së, të jetë Rregullorja e Brendshme e KQZ-së.
Mbesim me shpresë, që do t’a trajtoni me urgjence këtë kërkesë ligjore, duke patur parasysh se vetëm edhe 10 ditë janë në dispozicion për dërgimin e kërkesave konkrete në qeveri, respektivisht në ministri.
Nëqoftëse, kërkesa jonë ligjore e kushtetuese, e cila është duke u përsëritur që katër vite me radhë, që nga viti 2014 nuk merret parasysh, atëherë NE nëpunësit civil të KQZ-së do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme ligjore, derisa të zbatohet Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Brendshme e KQZ-s, për arsye se mjaft jemi diskriminuar deri me tani nga Politika dhe premtimet boshe politike.
Të bashkëlidhur gjeni listën e stafit pjesëmarrës në takimin për parashtrimin e kësaj kërkese, si dhe me përkrahjen e të të gjithë Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve (ZLKZ-ve) nga tërë Komunat e Republikës së Kosovës në përgjithësi..
Me nderime,Nexhmedin Hyseni Drejtor i Departamentit të Koordinimit në Terren | Komisioni Qendror i Zgjedhjeve/KQZ
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img