Ferizaj

Pas futbollit edhe shahu kthehet në Superligë!


Publikuar më:


Ferizaj kampion pa humbje, edhe Therranda në elitën e shahut të Kosovës

Pas pesë ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit Grand Prishtina kanë përfunduar garat e Ligë së dytë të Kosovës në shah.

Në këtë kampionat që u organizua nga Federata e Shahut të Kosovës, pjesëmarrëse ishin 17 ekipe të cilat garat i zhvilluan sipas Sistemit të Bergerit me 7 xhiro. Me 6 fitore dhe vetëm me një barazim me 13 pikë të tubuara, Ferizaj me plotë meritë fitoi titullin e kampionit dhe edicionin e radhës do të jetë anëtar i elitës së shahut të Kosovës. Për këtë sukses më të merituarit janë shahistët e përbërjes bazë, Mjeshtër FIDE, Dejan Dinev, Osman Koka, Bekim Sejdiu, Besim Uruçi, Feim Qorolli, dhe Jahir Sahiti. Për këtë sukses kontribuar edhe Jeton Qerkini, Bardh Avdiu, Ardit Uruçi  si dhe kryetari Feim Qorolli dhe Kompania Elita me Bedri Lohaj.

Takimi, Therranda-Vëllaznimi përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Me këtë pikë të fituar Therranda me 10 pikë, sa pati edhe Sharri, siguroi pjesëmarrjen në elitën e shahut të Kosovës. Këtë sukses shahistët e Therrandës e arritën me këtë përbërje.

Mjeshtër ndërkombëtar, Stojanovski

Ilijan Jupa

Xhevat Suhogërlla

Vahedin Haxhimehmeti

Sedat Basha

Agron Gashi

Haxhi Jemini

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Sharri i Dragashit i cili tuboi 10 pikë dhe zuri  vendin e tretë sa pati edhe nënkampioni, por përcaktuese për plasmanin përfundimtar ishin pikët teknike. Ekipi i Vëllaznimit ishte shumë afër suksesit të plotë, por barazimi me Therrandën 3:3 e la larg realizimit të qëllimit për tu inkuadruar në rang më të lartë garash. Por, vendi i katërt me 9 pikë është më se i merituar. Nga ekipet e tjera renditja është reale dhe pa ndonjë befasi.

Xhiroja e 7-të,/e fundit/e mërkurë, 8 qershor ora 17,00

Peja-Ferizaj 0:6

Therranda-Vëllaznimi 3:3

Sharri-Drenasi. 4:2

Dardana-Rahoveci. 0:6

Familja Zenuni-Prizreni II 3:3

Zhupa-Frashër Dërmaku  333

Ulpiana- e lirë

Drejtësinë në këtë garë e ndanë: Burhan Misini/kryesor/, Sanije Zenuni, Ndriçona Saraçi, Besnik Berisha dhe Fadil Pireva.

To Top