24,10,2025

Pas dy muajve që kishte marrë lejen e qarkullimit, kosovari pëson aksident

Must Read

Një 18-vjeçar kosovar është përplasur në një pyll më veturën e tij Audi A8. Ai ka pësuar lëndime, së bashku më dy shokët e tij, që ishin në veturë.

Djaloshi 18-vjeçar, me origjinë nga Kosova, nuk është ndonjë vozitës me përvojë. Para dy muajve ai ishte pajisur me lejen e qarkullimit, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch.

Por, kjo nuk e ndaloi atë që ditën e mërkurë, rreth orës 21: 20, të ngasë veturën e tij Audi A8 me shpejtësi të pakontrolluar nga Wohleni AG për në Bramgarten AG.

Rruga, e cila të dërgon për në pyll, është e ngushtë dhe, siç e përshkruan policia zvicerane, derisa shoferi ka hyrë në një kthesë, ai ka humbur kontrollin.

Vetura përplaset me një pemë të madhe, më ç’rast ai dhe dy shokët e tij të cilët udhëtonin më të kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për në spital.

Se sa janë të rënda lëndimet e personave, policia nuk jep më shumë detaje. Ajo që dihet është se vetura është e shkatërruar tërësisht.

a3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img