03,05,2024

Pas disa dështimeve, MSH jep dritën e gjelbër për ndërtimin e spitalit Regjional në Ferizaj (Dokument)

Must Read

Projekti milionësh për ndërtimin e Spitalit Regjional në Ferizaj më në fund po fillon të jetësohet. Ndonëse për më shumë se një vit tenderi për këtë godinë, ku pritet të investohen afron 9 milionë euro është përcjellë me paqartësi. Ministria e Shëndetësisë pas disa anulimeve për këtë tender ka vendosur që projektin t’ia besoj tri kompanive, shkruan Gazeta Express.

Do të jenë operatorët ekonomik, “FAVOR ING” & “AS ING” & “ÇLIRIMI”. Në kontratën të bërë publike sot në Komisionin Rregullativ, tenderi milionësh nga ana e këtyre kompanive pritet të nënshkruhet me 31 mars.

E lidhur me këtë tender kanë aplikuar 20 kompani të ndryshme.

Ndërkohë që sipas kontratës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë më 16 nëntor 2016, punimet për ndërtimin e këtij spitali parashihej t’i bënte kompania “AL-TRADE”. Por nuk kishte shkuar shumë kohë si dhe tenderi ishte anuluar.

Kujtojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit kohë më parë i kishte bërë dy opinione negative për procedurat e prokurimit të ndjekura nga Spitali Regjional i Ferizajt, ku flitej për anën e “errët” të procedurave tenderuese nga ky autoritet kontraktues.

Projekti i ndërtimit të spitalit do të jetë 3 vjeçar. Ai do të ndërtohet afër Parkut të Lirisë, lokacion ky i caktuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img