30,04,2024

Pas 8 vjetësh martesë, ndahet këngëtarja e njohur (Foto)

Must Read

Nelly Furtado i ka dhënë fund martesës me Demacio Castellon pas tetë vjetësh qëndrimi së bashku.

ET konfirmon se Furtado dhe Castellon nuk janë më së bashku që nga vera e kaluar. “Nelly promovon albumin e saj në Britani të Madhe dhe Gjermani. Mund të vërtetoj se lajmi është i vërtetë. Nelly po shkon shumë mirë, edhe privatisht, edhe profesionalisht”, tha zëdhënësi i saj për ET. Këngëtarja edhe vetë në emisionin Loose Women në ITV pohoi se ishte e lirë.

“Kam shkruar dhe kam kënduar për të ndihmuar veten. I kam kënduar vetes kur shkoja në vozitje të gjata dhe mendoja se si jam e lumtur që mund të shkruaj letra, pasi ato më qetësojnë”, ka thënë këngëtarja. Ndryshe, Nelly nga lidhja e mëhershme ka vajzën 13-vjeçare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img