27,07,2024

Pas 17 viteve, në fshatin Talinovc i Jerlive, u themelua nëndega e LDK-së

Must Read

Ferizaj.12.02.2017. Për 17 vite me radhë në fshatin Talinovc i Jerlive, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pati strukturën e saj të themeluar në këtë fshat.

Dhe, sot, pas tërë këtyre viteve, fal angazhimit të madh të veprimtarëve të vjetër të LDK-së dhe fal angazhimit dhe bashkëpunimit të madh kryetarit të degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa me banorët e këtij fshati në mënyrë solemne arriti të themeloj këtë nëndegë, në të cilën u zgjodhën strukturat e saj udhëheqëse me kryetar, Gani Xhemjali.

Në këtë takim, në të cilën u themelua kjo nëndegë, gjithashtu u nderuan me respekt të veçantë të gjithë veprimtarët dhe dëshmorët e këtij fshati me një minutë heshtje.
Po ashtu, respekt të veçantë u tregua për veprimtarin e vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovë,  Tasim Hasanin i cili në vitin 2013 u nderua me çmimin “ Dr. Ibrahim Rugova” .

Në këtë takim të pranishmit u zotuan se kësaj nëndege të LDK-së do t’ia kthejnë namin ashtu sikurse ka e gjithë dega e LDK-së në Ferizaj.

16684061_1770121156642937_2312057337564910452_n 16602969_1770121339976252_8758847192628457332_n 16708528_1770121436642909_1816787696837758531_n 16711501_1770121346642918_5527098578898839390_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img