21,12,2025

“Partnerët e koalicionit qeverisës janë unikë për dialogun”

Must Read

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është unik sa i përket dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusit për këtë proces, pjesë e të cilit shpreson se do të jenë shumica e partive opozitare.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se për AAK’në është jetike që të ketë një konsensus politik jo vetëm për udhëheqësin e bisedimeve, por edhe për platformën dhe për strategjinë, ose qasjen që do ta ketë Kosova në këtë proces.
Sa i përket funksionit të Kuvendit, Nitaj ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk do ta ketë problem çështjen e numrave dhe fuqisë për të vepruar.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img