Sport

Partizani-Crvena Zvezda, përleshje masive mes tifozëve

By FerizajPress

April 17, 2016

Derbi i Ballkanit ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit përsëri nuk ka përfunduar pa aksidente.

Në takimin që përfundoi me rezultat prej 1-1, ishte ndërhyrja e policisë ajo që qetësoi fansat e këtyre dy skuadrave, të cilët po gjuanin karrige dhe mjete piroteknike kundrejt njëri-tjetrit, transmeton Koha.net.

Por, përveç dhunës në tribuna edhe në fushën e lojës situata nuk ishte aq e mirë pasi me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, u ndëshkuan nga një futbollist nga secila skuadër.

Renduliq u ndëshkua për Crvena Zvezdën në minutën e 90+2, kurse pas tre minutave edhe Partizani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua Luiz.

Reuters ka publikuar foto nga dhuna në këtë ndeshje.