27,12,2024

Partitë politike nuk po i nënshtrohen procesit të auditimit të financave

Must Read
Partitë politike

Kështu vlerësohet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës lidhur me financat e partive politike.

Ky ligj obligon çdo subjekt politik që në baza vjetore t’ia paraqes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Raportin Vjetor Financiar duke përfshirë edhe Raportin për Deklarimin e Shpenzimeve të Fushatës Zgjedhore.

“Ndërsa Kuvendi, respektivisht Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike duhet të bëj përzgjedhjen e dhjetë (10) auditorëve me anë të një konkursi të hapur çdo fillim vit të cilët do të duhej ta kryenin auditimin e financave të subjekteve politike. Ky proces duhet të përfundoj më së largu deri më 15 qershor të vitit pasues. Po në bazë të këtij ligji, KQZ-ja ka për detyrë që t’i publikoj të gjitha raportet vjetore financiare të subjekteve politike së bashku me raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, subjektet politike kanë respektuar afatet kohore për dorëzim të raporteve financiare në KQZ, mirëpo këto raporte nuk janë bërë publike, me përjashtim të Lëvizjës Vetëvendosje e cila e ka bërë publike raportet financiar në ueb-faqen e saj zyrtare.

“Arsyet zyrtare për dështim të auditimit të financave kanë qenë ndarja shumë e ulët e buxhetit në raporte me çmimin e tregut që kërkohet për veprimtari të tillë. Në mungesë të auditimit tash e gati katër vite, burimet dhe shpenzimet financiare nuk janë të ditura për publikun. Mungesa e transparencës financiare është theksuar së fundi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën”, thuhet në raportin e KDI-së.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img