17,11,2024

Partitë po bëhen gati për zgjedhjet lokale

Must Read

Disa prej partive politike thonë se tashmë i kanë caktuar kandidatët për kryetarë komunash, ndërkohë që përfaqësuesit e pothuajse të gjitha subjekteve politike po vazhdojnë aktivitete intensive nëpër terren.

Ndërsa, java e tretë e gushtit shënon fundin e afatit kohor që partitë politike kanë për t`i paguar gjobat e shqiptuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mospagesa e këtyre gjobave rrezikon moscertifikimin e partive politike për zgjedhjet lokale.

Shuma e përgjithshme e gjobave kap 348,900 euro ndërkohë zyrtarët e PZAP-së njoftojnë se deri më tani janë paguar vetëm 11 mijë euro nga koalicioni PAN.  Në anën tjetër KQZ shprehet e gatshme për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Valmir Elezi është zëdhënës i KQZ-së. Ai njofton se afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për certifikim të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale është ora 00:00 e 22 gushtit. Deri në atë kohë, duhet të kryhen të gjitha pagesat e gjobave në të kundërtën rrezikohet moscertifikimi i atyre subjekteve politike apo kandidateve.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në gjithë vendin kishim 7 mijë e 926 kandidat të certifikuar për kuvende komunale, shkruan Zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img