Ferizaj.07.06.2016 – Parku i Lirisë në të cilin u investuan shumë mjete në mungesë të kujdesit ka filluar të shndërrohet në vend të frikshëm për pushim. Vendet të cilat ishin bërë për pushim të vizitorëve në mungesë të mirëmbajtjes kanë filluar të mbulohen nga bari dhe të bëhen të papërshtatshme për pushim.
Tani kur edhe koha ka filluar të jetë më e përshtatshme që kjo pjesë të shfrytëzohet për pushim dhe rekreacion kërkon një intervenim sa më të shpejt .