11,06,2025

Parkoi veturën në trotuar, gjobitet shoferi nga Ferizaj

Must Read

Polica e Kosovës në rajonin e Ferizajt, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë identifikuar shoferin, i cili kishte parkuar automjetin e tij të udhëtarëve në mënyrë të parregullt në trotuar.

“Policia e ftoi shoferin me inicialet B.S (M/K) 40 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe ndaj tij policia shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, ndërsa inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img