27,07,2025

Parcela për varrezat e qytetit në Fshat të Vjetër do të ketë sipërfaqe të përgjithshme prej afro 34 hektarësh

Must Read

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që pronat e AKP-së të kthehen në menaxhim të Komunave, parcela për varrezat e qytetit në Fshat të Vjetër do të ketë sipërfaqe të përgjithshme prej afro 34 hektarësh

Gjatë ditës së sotme, ekzekutivi komunal mbajti mbledhjen e rregullt javore me ç ‘rast Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u njoftua nga drejtorët e drejtorive komunale për rezultatet e punës në drejtoritë përkatëse. Temë që pati vëmendje të shtuar në këtë mbledhje ishte vendimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas kërkesës së bërë nga Komuna e Ferizajt, që pronat e menaxhuara deri më tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të kthehen në pronësi komunale, rrjedhimisht edhe të menaxhohen nga to.

Shto për këtë, përkitazi me vendimin e Kuvendit të Komunës për vendosjen e varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër, Komuna e Ferizajt do të shpall në interes të përgjithshëm edhe parcelat 583-0, 579-15, 579-16, 567-1, 567-2, 567-3, 579-13 ZK Fshat i Vjetër, për varrezat e qytetit në një sipërfaqe prej 135364m2 apo afro 13.5 hektarë, e që edhe me hapësirën e ndarë më parë prej afro 6 hektarë truall duke e përfshirë edhe ngastrën kadastrale 579-18 me sipërfaqe prej 149620m2, varrezat e qytetit do të kenë një sipërfaqe të përgjithshme prej afro 34 hektarësh.

Ky destinim ofron zgjidhje afatgjate për varrezat e qytetit dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që pronat e menaxhuara nga AKP të kthehen nën menaxhimin e komunave, duke krijuar kështu më shumë mundësi për aplikimin e projekteve të ndryshme që ka Komuna e Ferizajt, investime këto që do të shtrihen në këto prona.

Komuna e Ferizajt me në krye, Kryetarin e Komunës, Agim Aliu është në fazën përfundimtare të hartimin të planit për destinimin e parcelave deri më tani të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në funksion të përmbushjes së platformës qeverisëse dhe realizimit të projekteve të ndryshme në interesin e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img