18,11,2024

Paraqitje në polici gruas te e cila u gjet fëmija i zhdukur

Must Read

Gruas te e cila u gjet fëmija i zhdukur para gati dy javësh i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor.

Gruas me inicialet L.H. që u arrestua dje, ngase te ajo u gjet fëmija nëntëvjeçar i zhdukur gati dy javë më parë, i është caktuar masa e sigurisë paraqitje në stacionin policor.
Ajo po dyshohet se ka kryer veprën penale të trafikimit me njerëz.

Për këtë grua, Prokuroria në Ferizaj kërkoi masën e paraburgimit, por gjykata e këtij qyteti u mjaftua me paraqitje në stacion policor të saj.

L.H. sipas një njoftimi të policisë u arrestua dje në Ferizaj, pasi te ajo u gjet një fëmijë që ishte raportuar i zhdukur më 18 nëntor në Policinë e Istogut.

Fëmija tani u është kthyer prindërve të tij, ndërsa masa e sigurisë për L.H. do të vazhdojë deri më 29 dhjetor./kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img