27,11,2025

Paraqitje e denjë e hendbollistëve ferizajas në EHF Cup në Sllovaki

Must Read

Në kuadër të garave të EHF Cup hendbollistët e Kastriotit arritën të pësojë disfatë me rezultat 31:29 nga ekipi KH “Sala” nga Sllovakia.

Në këte paraqitje ndërkombëtare djelmoshat ferizajas treguan nje anagzhim maksima duke krijuar edhe epërsi me 3 gola epërsi 9:6. Në minutat e fundit te pjesës së parë ferizajasve ju humbi pak ritmi me të cilën e filluan takikin duke shkuar ne pushim me nje rezultat 18:12 në të mirë të mysafirëve nga Sllovakia. Pjesa e dytë solli edhe një mobilizim të djelmoshave të Verim Zhekës duke e ngushtuar rezultatin vetëm ne dy gola disavantazh 31:29. Rezultat ku i cili nuk është i pa arritur ne takimin e dytë. Duhet theksuar se lojtarët e Kastriotit treguan nje loje shumë të mirë dhe dhanë gjithëcka nga vetja për një rezultat të mirë. Sikur të kishin pak fat që ta tejkalonin atë “krizën” e pjesës së parë pa dushim që rezultati do të ishte krejt ndryshe. Por pritet që edhe sot në takim e dytë të rikthehet ky rezultat dhe të arrihet një sukses shumë i madh i ferizajasve. Golashënues për Kastriotin ishin Zherka 8, K. Syla 5, Bislimi 5, Salihu 4, Tahirukaj 3, B. Syla 2, Ibrahimi 1 dhe Haxhimusa 1. Në radhët e ekipit “Sala” u vecuan Guzy dhe Michnieëicz me nga 8 gola

Pas takimit trajneri Verim Zherka ka falenderuar lojtarët për një lojë cilësore dhe për një angazhim të madh. Ai shpresonë se ne takimin e dytë rezultatindontë jetë pozitiv.

Kryetari i KH “Kastriotit” Gëzim Kokollari shprehet i lumtur për një paraqitje të mirë të klubitbtë tij dhe është shumë optimist se Kastrioti do të arrijë të hynë në histori me kualifikim për në raundin tjetër.

Takimini i dytë zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 18 në Sale të Sllovakisë, transmetin e të cilit mund ta ndiqni në TV LIRIA

15151047_10209208042856469_534090582_n kastrioti2 kastrioti1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img