16,01,2025

Parandalohet kontrabanda me mallra, sekuestrohen mallra në vlerë rreth 20 mijë euro

Must Read

Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje), sot ka konfiskuar një sasi mallrash kontrabandë, të cilat ishin tentuar të futeshin në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore.

Siç thuhet në një komunikatë për media të policisë, me këtë rast janë ndaluar dy automjete, një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Pas tentativës së tyre për t’iu shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare kanë arritur t’i ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në Sllatinë të Vitisë, ku njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga policia.

Personi në arrati rezulton të jetë vëllai i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuar që të paraqitet në stacion policor.

Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra, si dhe tekstil vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.

Me rastin është marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img