09,05,2024

Paralajmërohen investime të reja në Ferizaj

Must Read

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, është në pritje të investimeve nga investitorë të huaj të cilët kanë zgjedhur pikërisht Ferizajn për të hapur apo zgjeruar bizneset e tyre.

Drejtori i zhvillimit ekonomik, Shemsedin Sojeva, në një intervistë për Televizionin Tema, duke përmendur investitorët që pritet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në këtë qytet, tha se po mundohen të krijojnë lehtësira për bizneset pasi që në këtë mënyrë i kontribuojnë uljes së shkallës së papunësisë.

“Për momentin jemi para nënshkrimit të një marrëveshje me WAGE Group, kompani kanadeze, e cila është e interesuar për investim për rrjet energjetik dhe ngrohjen qendrore të qytetit të Ferizajt, kemi bërë shkëmbim të email-ave, sot do i’u kthej përgjigjje dhe do të caktojmë një takim të radhës. Sot në mëngjes pata një të interesuar për invesitim të ri në Ferizaj, mirëpo për hir të korrektësisë nuk do të doja të jap detaje lidhur me këtë pasi që veç se është fillimi, është investitor nga Kosova, por punon dhe jeton në Dubai, kanë kompani atje dhe kanë shprehur interesim për të investituar këtu”, tha Sojeva për televizionin Tema.

Sojeva i tha Tv Temës se përkundër paralajmërimeve për investim, ka raste kur pak para nënshkrimit të marrëveshjes investitorët heqin dorë për arsye të ndryshme.

“Para dy muajve kemi patur kontakte me një kompani nga Turqia, të cilët kanë shprehur interesim për një shkritore të hekurit, ku kanë pasur për qëllim mbledhjen e veturave të vjetra dhe metaleve që të bëhet një shkritore, mirëpo për momentin kemi ndërprerë kontaket me ta për arsye të përkeqësimit të situatës në Turqi, kjo është arsyeja që për momentin  të heqin dorë për të investuar në Ferizaj”,tha Sojeva.

Drejtori Sojeva duke mos dhënë më shumë detaje, njoftoi se investimet pritet të jenë milionëshe dhe do të punësojnë një numër të madh të qytetarëve ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img