29,04,2024

Paraburgoset i dyshuari për keqpërdorim seksual në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/I.nr. 103/17 të datës 5 korrik 2017,  për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit I.L. shtetas i Republikës së Kosovës.

I pandehuri dyshohet se më veprimet  e tij ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet” nga neni 235 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img