05,03,2025

Paraburgim për një person në Shtime, kanosi ish bashkëshorten se do ta privojë nga jeta

Must Read


Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.A më 26 nëntor 2022 në Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht përmes telefonit me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij M.S., si dhe familjen e saj. në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve, ku edhe më herët kishin pasur probleme të vazhdueshme, me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim, fikë dhe pasiguri.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img