22,12,2024

Paraburgim ndaj Xh.B dhe V.B. të dyshuar për veprat penale

Must Read

Ferizaj, 27 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Xh.B dhe V.B.. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi. Shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e nark*otikëve, substancave psik*otrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 25 tetor 2021 në Ferizaj, vetura me vozitës Xh.G., pas dhënies së shenjës nga Patrulla për tu ndalur për kontroll, vozitësi i veturës nuk është ndalur dhe ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Ferizajt, pas rreth 200m, patrulla tjetër ka arritur që ta ndal veturën, ku gjatë kontrollit të veturës, prapa karriges së pasagjerit poshtë, është gjetur një çantë krahu, në brendësi të së cilës gjendej një qese e zezë najloni, e mbushur me nar*kotikë, e dyshuar për marih*uanë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit, janë gjetur edhe 13 qese najloni e mbushur me substancë nar*kotike e dyshuar për kok*ainë, me peshë të përgjithshme 4.1 gram, ndërsa në banesën e të pandehurit, V.B., janë gjetur mbetje të qeseve të najlonit, që dyshohet se janë përdorur për paketim të substancës nar*kotike të llojit kokainë që janë gjetur të gatshme tek banesa e të dyshuarit Xh.G.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img