02,07,2025

Paraburgim ndaj të dyshuarit B.A për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë

Must Read

Ferizaj – 8 maj 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit B.A shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


I pandehuri dyshohet se më 6 maj 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë – Komuna Ferizaj, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarën – bashkëshorten e tij K.A, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të gjatë mes vete, i pandehuri fillimisht ka përdorur dhunë fizike ndaj saj
duke e goditur me shuplaka fytyrës dhe ashtu në përleshje e sipër nga dritarja e dhomës së katit të I-rë të shtëpisë e ka hedhur për tokë, ku si pasojë e njëjta nga kjo hedhje ka pësuar lëndime trupore e që tani është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.


Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img