11,09,2025

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasje të rëndë

Must Read

Ferizaj – 18 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.97/18, të datë 16 qershor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh dhe M.M shtetas të Republikës së Kosovës. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 i KPRK-së dhe veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK–së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së.

 

Të pandehurit D.Sh, M.M dhe një person i pa identifikuar. dyshohet se në një kafiteri në Ferizaj, pas një mos marrëveshje të më hershme ishin nisur të përgatitur për në kafiteri, ku e kanë ditur se gjendet tani i ndjeri E.I dhe pasi hynë në kafiteri në mënyrë të befasishme duke e goditur disa herë me thikë tani të ndjerin dhe duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ndërsa i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit E.Sh, dhe I,E me të cilat veprime po ashtu kanë shkaktuar frikë te pjesëmarrësit në kafiteri.

 

Me këto veprime i pandehuri D.Sh dyshohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 i KPRK-së dhe veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe i pandehuri M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK –së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së

 

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1, 1.2,1, 1.2.2, 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurve D.Sh dhe M.M, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

 

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img