16,11,2025

Para Vetëvendosjes, PSD dha propozim për dialogun

Must Read

Partitë opozitare në përgjithësi nuk e duan presidentin Hashim Thaçi në krye të dialogut me Serbinë, në Bruksel.
Lidhur me këtë çështje, Partia Socialdemokrate ka paraqitur një propozim në tryezën e partive politike që po zhvillohen kohët e fundit.
Shkodran Hoti, zëdhënës i PSD-së ka thënë për Indeksonline se ndonëse është paraqitur propozimi, nuk ka pasur diskutim rreth kësaj në tryezë.
“Ne e kemi paraqitur një propozim tonin në tryezën e organizuar me partitë politike. Për detaje të tjera do të flasim ditëve në vijim. Nuk është që është komentu shumë në atë tryezë”, është shprehur ai.
Ndryshe, Vetëvendosje gjatë një konference për media sot ka kërkuar që Kuvendi t`i vendos vija të kuqe Thaçit dhe t`ia bëjë me dije se nuk është njeri i besueshëm për të udhëhequr bisedimet. Kjo sipas VV-së, mund të bëhet përmes krijimit të një Rezolute në Kuvendin e Kosovës.
Në LDK ka disa deklarata kontraverse mes partiakëve. Lumir Abdixhiku ka thënë se duhet të rrëzohet Qeveria e Kosovës dhe se Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK-së për të udhëhequr dialogun. Sipas tij, LDK-ja si partia më e madhe në vend duhet të jetë në krye të këtyre proceseve. Ndërkaq, bashkëpartiaku i tij, Lutfi Haziri ka thënë se deputetët e LDK-së nuk duhet të kërkojnë ndihmë prej partive tjera që ta rrëzojnë Qeverinë./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img