18,01,2026

Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist se sa katolik hipokrit

Must Read

“Është skandaloze të thuash diçka tjetër dhe të bësh diçka tjetër. Kjo është një jetë e dyfishtë. Janë gjithmonë ata që thonë “ jam katolik, ndjek gjithmonë meshat, i përkas atij grupi ose këtij grupi por veprojnë ndryshe”, ka thënë Papa Françesku, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se disa nga këta njerëz duhet të thonë se “nuk jetojnë si katolikët e vërtetë, nuk i paguajnë punëtorët e tyre rrogat që meritojnë, i shfrytëzojnë njerëzit, bëjnë punë të pista, pra thjesht ndjekin jetë të dyfishtë”, ka vazhduar ai.

Papa Françesku ka thënë poashtu se shumë shpesh  njerëzit me të drejtë thonë “se më mirë është të jesh ateist, se katolik si disa persona”.

Qysh nga ardhja e tij në këtë pozitë në vititn 2013, Papa Françesku u ka thënë katolikëve, si priftërinjve ashtu edhe besimtarëve që të praktikojnë atë çfarë thotë në të vërtetë ky religjion.

Ai poashtu shumë shpesh ka dënuar edhe abuzimin seksual të fëmijëve nga priftërinjtë duke e quajtur atë si “veprim satanik”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img