“Shumë njerëz thonë se ju të rinjtë jeni pa memorie dhe sipërfaqësorë. Unë nuk jam aspak dakord!
Me këto fjalë iu është drejtuar Papa Françesku të rinjve në mbarë botën që e jetojnë jetën e tyre në rrjete sociale apo të ndikuar nga programet e ndryshme televizive:
“Por ne duhet ta pranojmë se në kohët e sotme është e nevojshme të rikthejmë kapacitetin për të reflektuar mbi jetën tonë, të gjithsecilit prej nesh, duke e programuar atë për në të ardhmen.
Të kesh një të shkuar nuk është e njëjta gjë me të pasurit e një historie.
Të rinjtë në rrjete sociale i shoqërojnë evente të ndryshme me fotografi me të cilat duan të tregojnë realen, por ne nuk e dimë sa e vërtetë është ajo që tregohet nga fotografia. Programet në televizion janë të mbushura me “reality show” dhe nuk janë aspak histori reale, por janë vetëm minuta që kalojnë para një kamera televizive, ku personazhet kalojnë ditën pa pasur asnjë lloj projekti të tyre. Mos u ndikoni e mos u mashtroni nga ky realitet i gënjeshtërt! Bëhuni protagonist të historisë suaj personale, vendoseni vetë të ardhmen tuaj”,- përfundon mesazhi i Papa Françeskut