27,11,2024

Panik në Leverkusen, futbollisti i njohur humbet ndjenjat dhe transferohet me urgjencë në spital!

Must Read

Frikë te Bayer Leverkusen për jetën e sulmuesit anësor Karim Bellarabi.
Futbollisti i cili numëron edhe disa paraqitje me përfaqësuesen gjermane dhe deri para pak vitesh cilësohej si një talent i madh në shtetin teuton në miqësoren e të martës ndaj modestëve të Wuppertaler, është rrëzuar pa ndjenja në pankinën e Levekursenit.
Bellarabi ka pësuar një kolaps për shkak të lodhjes dhe temperaturave të larta duke trembur jo pak shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Aspirinave.
Fatmirësisht stafi mjekësor i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe më pas ai u dërgua në spital për të marrë mjekim më të specializuar, transmeton “SS”.
Pas ndeshjes, drejtori i Bayer Leverkusen, Rudi Völler, deklaroi se Bellarabi është në një gjendje të qëndrueshme: “Ai është i ndërgjegjshëm, shpresojmë që të mos ketë asgjë shqetësuese”. Shkak për këtë incident që krijoi jo pak panik tek futbollistët dhe stafet teknike të dy skuadrave ishin temperaturat e larta që i shkaktuan lojtarit marrje mendsh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img